Tajvani zbulon dhe arreston një rrjet të ushtarakëve që punonin për Kinën

Tajvani ka dënuar një oficer të ushtrisë së saj dhe disa bashkëpunëtorë të tij nën akuzën e kollaborimit të tyre me ushtrinë kineze.

Ministria tajvaneze e mbrojtjes ka thënë të mërkurën se koloneli me mbiemër Hsieh dhe disa zyrtarë tjerë janë rekrutuar nga Kina për të siguruar sekrete ushtarake dhe informacione të tjera.

Denimet erdhën në një moment kur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë në rritje. Kina pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe ka drejtuar një fushatë të gjatë në rekrutimin e zyrtarëve të pensionuar ushtarak tajvanez për të siguruar sekrete ushtarake, raporton The Associated Press.

Hsieh gjithashtu është i akuzuar se ka krijuar një rrjet spiunazhi me zyrtarë ushtarak aktiv dhe të pensionuar me qëllim për mbledhjen e informacioneve sekrete.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top