Tajlanda i heq vizat Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar se së fundi qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë edhe në Tajlandë pa viza, që e çon në 99 numrin e shteteve që nuk kërkojnë vizë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkroi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top