Tragjedia në Vietnam nuk ka fund pasi numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi, i cili shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje, vazhdon të rritet. Për pasojë, numri i të vdekurve ka shkuar në 233 ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për nxjerrjen e trupave.
Ndërkohë, 103 persona janë ende të zhdukur dhe më shumë se 800 kanë mbetur të plagosur.
Më së shumti viktima janë regjistruar në provincën Lao Cai.
Rrugët janë dëmtuar, duke e bërë të pamundur transportin e pajisjeve të rënda për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.