Tahirys Dos Santos rrëfen tmerrin në Crans Montana: “Rrobat më shkriheshin mbi trup”

Dy muaj pas tragjedisë së tmerrshme të natës së Vitit të Ri në Crans Montana, ku humbën jetën 41 persona dhe u plagosën 115 të tjerë, mes tyre edhe Tahirys Dos Santos, futbollisti shumë i ri i Metz, pas javësh të tëra në terapi intensive ka mundur të kthehet në shtëpi dhe të përqafojë sërish të dashurën e tij, Caroline, edhe ajo e përfshirë në zjarrin e ferrshëm që shpërtheu në lokalin Constellation dhe që qëndroi gjatë në koma. “Kam ende shenjat e djegieve mbi trup. Dëgjoja vetëm britma, ndihesha i paralizuar dhe rrobat po më shkriheshin mbi trup…”.

Dos Santos në ferrin e Crans Montana shpëtoi të dashurën Coline
Terrori dhe frika nuk janë zhdukur, edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga ajo natë dramatike e Vitit të Ri, në festën ku ndodhej edhe 19-vjeçari i Metz, i shpëtuar për mrekulli dhe autor i një prej gjesteve që shpëtuan jetë të tjera. Veçanërisht atë të të dashurës së tij, Coline, për të cilën u hodh sërish mes flakëve duke e tërhequr nga vdekja dhe duke arritur ta përqafojë pasi ajo u zgjua nga një koma që zgjati mbi 25 ditë. Kështu e rrëfeu vetë Dos Santos nga shtrati i spitalit, ku ende ndodhet për t’u shëruar nga djegiet e rënda.

Kujtimi i Dos Santos: “Kam ende djegie, nga ato momente kam një boshllëk total”
“Kam ende djegie në krahë, në duar, në fytyrë dhe në shpinë”. Kështu nis rrëfimi i Tahirys Dos Santos, mbrojtësit 19-vjeçar të FC Metz, i cili riktheu në mendje ngjarjet e asaj mbrëmjeje të tmerrshme. “Kemi mbërritur rreth orës 00:30 ose 01:00 të natës”, rrëfen ai për Paris Match. “Zbritëm nga salla sepse Coline duhej të shkonte në tualet dhe unë shkova me të. Dola para saj, po ngjitesha në katin e parë dhe pikërisht aty pashë gjithçka, zjarrin. Ndodhi kaq shpejt sa nuk mendova dy herë dhe u ktheva drejt Coline, e kapa dhe u hodhëm poshtë shkallëve. Pas kësaj, është boshllëku absolut”.

“Dëgjoja vetëm britma dhe rrobat po më shkriheshin mbi trup…”
Terrori i atyre çasteve është ende i gjallë në kujtimet e tij: “Dëgjoja vetëm britma, kishte një shtypje të tmerrshme dhe nuk e dija më nëse miqtë e mi ishin gjallë apo jo. Isha si i paralizuar. Thërrisja emrat e tyre dhe nuk merrja asnjë përgjigje. Ndjeja vetëm rrobat që po më shkriheshin mbi trup…”. Pastaj, një dritë në fund të tunelit: “Një studente erdhi dhe m’u afrua. Mund të thuhet se ma shpëtoi jetën, më dha kurajë. Pastaj, sapo dola, më vendosën menjëherë në ambulancë, por nuk ndjeja më shpinën nga dhimbja…”.

Rrëfimi i Coline, e dashura e Dos Santos: “Jam gjallë dhe kjo mjafton”
Tahirys Dos Santos arriti të nxirrte nga flakët edhe Coline, 22-vjeçaren që pësoi pasojat më të rënda, duke qëndruar në koma për disa javë. Më 28 janar erdhën përmirësimet dhe zgjimi: “Jam gjallë, kjo është gjëja më e rëndësishme…”, shpjegoi ajo pasi përqafoi sërish partnerin. “Gjendja ime fizike vjen më pas. Gjëja më e rëndësishme është të rikuperohem plotësisht edhe nga ana mendore. Futbolli? Jo, nuk besoj se është në mendimet tona për momentin…”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top