Tabaku: Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur, betejat nuk më trembin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit për ta lënë në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje, edhe pse ajo fitoi primaret në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruajti se asgjë nuk i është falur në Partinë Demokratike, duke theksuar se çdo betejë e ka fituar me punë dhe përkushtim. Tabaku po ashtu theksoi se nuk ka frikë nga sfidat dhe se çdo betejë, përfshirë ato që ka pasur deri tani, ka mundur ta përballojë me vendosmëri.

Postimi i Tabakut:
Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin!

Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur!

Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit!

Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë!

Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top