Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës në procesin e integrimit europian gjatë një seance parlamentare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku theksoi se gjatë diskutimeve pati një debat të gjatë mbi integrimin dhe nevojën për informim më të qartë ndaj opozitës dhe qytetarëve. Sipas saj, qeveria duhet të kishte njoftuar opozitën që në fillim të sesionit për ecurinë e negociatave dhe sfidat që shoqërojnë këtë proces.
“Gjatë seancës së kaluar patëm një debat të gjatë për integrimin, për transparencën që duhet të ketë. Kam kërkuar që në nisje të sesionit që të njoftonit dhe opozitën për procesin e integrimit. Kemi kërkuar transparencë. Ky proces është politik dhe qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se çfarë po negociohet sot në Bruksel, nëse ka apo jo pengesa. Duhet ta dinë nëse miratimi i porteve të jahteve është pengesë për kapitullin 5 apo 27 apo 14 Qytetarët duhet ta dinë nëse mosvotimi i imunitetit të ish-zv.kryeministres është bërë pengesë për integrimin. Jepni informacion dhe bëni transparencë,” tha ajo.