Szczesny filmohet me analistin taktik të Inter: pas ndeshjes bën lëvizje të çuditshme

Wojciech Szczesny e ka fituar në fushë të drejtën për të mbrojtur portën e Barcelonës në këtë fund sezoni, pas një forme të jashtëzakonshme gjatë një viti ku ai zëvendësoi ter Stegen, i cili pësoi një dëmtim në tendinë në shtatorin e kaluar. Portieri polak 35-vjeçar ishte tërhequr nga futbolli pas largimit nga Juventus, por disa muaj më vonë e gjen veten në garë për katër trofe: Superkupën dhe Kupën e Mbretit tashmë i ka fituar, në kampionat Barcelona është e para me katër pikë më shumë se Real Madrid, kur kanë mbetur edhe pesë javë, dhe pastaj është Champions League. Të mërkurën mbrëma, gjysmëfinalja e parë kundër Inter përfundoi 3-3, një barazim spektakolar që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në “San Siro”.

Dialogu mes Szczesny dhe analistit të Inter
Szczesny ishte në thelb pa faj në tre golat e Inter: një veprim mjeshtëror me thembër nga Thuram, një goditje nga afër në akrobaci nga Dumfries dhe më pas goli me kokë i holandezit pas një goditjeje këndi. Është pikërisht kjo e fundit që me shumë mundësi ishte tema e dialogut të gjatë mes portierit polak dhe Mario Cecchi, analistit besnik të Simone Inzaghi që nga koha te Lazio: pas përfundimit të ndeshjes, kamerat i kapën të dy në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. Shiheshin qartë disa lëvizje të çuditshme të Szczesny përballë Cecchi, të përsëritura disa herë. Me gjasë, ish-portieri i Juventus i referohej daljes së tij të vakët në goditjen nga këndi të Calhanoglu dhe devijimit në goditjen me kokë të Dumfries, që ia ndryshoi plotësisht trajektoren topit duke e kaluar sipër tij.

Ter Stegen është gati, por do të luajë gjithmonë Szczesny
Asgjë e parikuperueshme për Barcelonën, e cila ka ende të gjitha mundësitë për të arritur finalen e Mynihut në ndeshjen e kthimit ndaj Inter në “San Siro”. Titullar i padiskutueshëm mes shtyllave do të jetë sërish Szczesny, edhe nëse Barça arrin në finalen e Champions, pavarësisht se ter Stegen është tashmë gati të kthehet, siç e tregoi edhe ulja në stol në finalen e Kupës së Mbretit disa ditë më parë. Lidhur me këtë, Hansi Flick ishte i qartë para ndeshjes së djeshme: “Szczesny do të luajë përsëri në Champions, për ter Stegen ndoshta do të vlerësojmë ndonjë ndeshje në La Liga”. Portieri gjerman do të mbetet kështu jashtë listës së UEFA-s (në ndeshjen e parë ndaj Interit nuk ishte as në stol).

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top