“SYRIZA ka mbyllur ciklin e saj demokratik”, dorëhiqet kryetari i opozitës greke

Partia më e madhe e opozitës greke, SYRIZA, ka hyrë në një cikël të ri krize. Kryetari i saj Stefanos Kasselakis njoftoi mbrëmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një partie të re, të cilën do ta prezantojë sot në Athinë.

“SYRIZA ka mbyllur ciklin e saj demokratik” tha Kasselakis. Përplasjet u shtuan para kongresit të kësaj partie, brenda së cilës kishte rryma të ndryshme që kundërshtonin lidershipin e kryetarit Stefanos Kasselakis. Brenda dhe jashtë sallës kishte shumë tension mes përkrahësve të dy rrymave.

Disa prej deputetëve të SYRIZA-s nuk e pranuan kurrë si kryetar partie të riun e ardhur nga SHBA e të mbështetur prej ish-liderit Alexis Tsipras. Praktikisht brenda SYRIZA-s kishte si të thuash dy parti në një të vetme.

Nga njëra anë ishin të majtët si vazhdimësi e trashëgimisë së vjetër të Tsipras, nga ana tjetër ishte fluksi i ri i Stefanos Kasselakis, i cili vinte nga bota e biznesit dhe zotëron aksione në disa kompani të mëdha të transportit detar.

Me përçarjen e fundit të SYRIZA, kjo parti pushon së qeni edhe kryesorja e opozitës greke pasi disa deputetë largohen bashkë me ish-kryetarin Stefanos Kasselakis në subjektin e ri politik që ai do të njoftojë sot. Në këto rrethana partia kryesore e opozitës në parlament do të jetë PASOK.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top