Sylvinho vendos cilin do të kthejë në shtëpi: dorëzohet në UEFA lista me 26 lojtarët e Euro 2024

Miqësorja e fituar 3-1 me Azerbajxhanin nuk ishte vetëm takimi i fundit përpara fluturimit në Gjermani për Europianin, por edhe dita në të cilën tekniku Sylvinho duhet të dorëzonte listën përfundimtare me 26 lojtarët me të cilët do të marrë pjesë në turneun gjerman. Portieri i Eintracht Frankfurt Simon Simoni është ai që duhet të braktisë grumbullimin e kombëtares.

Sylvinho kishte grumbulluar vetëm 27 lojtarë, në mënyrë që të mos kishte keqardhje kur të vinte momenti për të ngushtuar listën. Idetë e qartë dhe zgjedhjet të vendosura edhe pse të kontestuara, si në rastin e lënies jashtë të Bares, Uzunit e Cikalleshit dhe të thirrjes së Berishës apo Hoxhës. Sidoqoftë prezenca e katër portierëve në një organikë që do të kishte vetëm një emër për të shkurtuar e kishte bërë të qartë se mbi cilin sektor do të binte zgjedhja. Madje edhe se mbi cilin nga portierët.

FSHF dhe Sylvinho duhet të dorëzonin listën në 7 qershor, si afati i fundit i lejuar nga UEFA, për kombëtaret pjesëmarrëse në Europian. Ditën e sotme, kuqezinjtë do të largohen nga grumbullimi në Austri, në Graz, për tu drejtuar në Gjermani në SportCentrum Kaiserau pranë Dortmundit, ku është edhe rezidenca e zgjedhur nga FSHF për kombëtaren gjatë aventurës së dytë në histori në finalet e një Europiani.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top