Sylvinho po mendon të thërrasë përforcime: ja programi i kuqezinjve deri në sfidën me Bullgarinë

Asgjë nuk e shtrëngon tashmë teknikun e kombëtares Sylvinho përpara ndeshjes me Bullgarinë. Jo vetëm sepse nuk është presioni i rezultatit, por edhe sepse beson shumë në lojtarët që ka të gatshëm për miqësoren e të martës. Dilema e vetme është ajo e mundësisë për të zëvendësuar tre lojtarët e larguar nga grumbullimi: Daku e Broja të dëmtuar dhe Bare me kërkesë të Espanyol e aprovim të brazilianit.

Sipas asaj që mësohet tekniku ka në plan të thërrasë ndonjë përforcim, edhe për të patur mundësinë e testimit të sa më shumë lojtarëve, që nuk kanë patur shumë hapësira.

Sylvinho, që ka vendosur ti lejojë një ditë pushimi seleksionit të tij, është strikt në programin e ndërtuar, drejt miqësores me Bullgarinë. Nga një seancë stërvitore, gjithnjë në orën 17 dhe stërvitja e fundit në orarin e ndeshjes.

PROGRAMI STËRVITOR
E diel, 15 tetor 2023

Konferenca për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 16 tetor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Air Albania’, TBC
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, TBC

E martë, 17 tetor 2023

SHQIPËRI – BULLGARI, ORA 18:00, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë.

*Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit*

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top