Sylvinho mesazhi nga Mancini dhe efekti i fitores me Serbinë: “Ndihem shqiptar”

“Ndryshime? Nesër do të bëjmë pak nga gjithçka. Nuk është e thjeshtë. Nuk besoj te miqësoret, luajnë të gjithë për të fituar dhe nuk besoj se duhen futur 11 lojtarë që nuk kanë qenë kurrë bashkë. Ka lojtarë që kanë shumë muaj këtu dhe nuk kanë luajtur titullarë. Cake dhe Gripshi janë lojtarë me personalitet. Tani nuk e di ende, nesër do të jetë një miks i gjithçkaje”. Sylvinho është entuziast pas fitores me Serbinë dhe në konferencën e vigjiljes së miqësores me Jordaninë as nuk mundohet ta fshehë.

Një fitore si ajo nuk kalon pa vëmendje dhe Sylvinho tregon me krenari mesazhet e urimeve që i kanë ardhur. Më i bukuri, ai i ardhur nga Roberto Mancini me të cilin ka punuar te Inter: “Shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar bravo Silvio ke bërë shumë mirë, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme”.

Pas kualifikimit në Europian, Sylvinho përjetoi edhe një herë tjetër një nga ato mbrëmje speciale, që e bëjnë futbollin aq të bukur: “Kthimi pas ndeshjes ishte i vështirë, erdhëm në 4, kishte shumë njerëz në aeroport, e dija që nuk ishte ndeshje normale, e bukur. Lojtarët ishin të aftë, ndihmoi eksperienca e Europianit të menaxhonim ndeshjen ndaj Serbisë – tha tekniku Brazilian, që u ndal edhe te llogaritë e grupit në rrugën drejt Botërorit -. Llogaritë tona janë ndeshjet tona, kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor. Të lumtur po. Për herë të parë Shqipëria shkon të luajë dy ndeshjet e fundit me shanse që të luajë në play-off, është e bukur”.

Qytetari i Lushnjes po shqiptarizohet gjithnjë e më shumë, të paktën duke e dëgjuar si mëson edhe fjalë në gjuhën tonë: “Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7. Pas kësaj fitore, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë. Mesazh për 24 lojtarët, që mund të jetë secili në fushë apo pankinë. Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top