“Sylvinho më tha mos u mërzit, je i ri”, i mbyllur nga mbrojtës të Serie A, Bajrami penalizohet edhe nga dëmtimi

“Jam i lumtur që jam në Kombëtare. Kisha dëmtim të rëndë por jam 100% dhe jam gati. Të kem të bëj me mbrojtës si Gjimshiti dhe Ismajli, është pjesë e futbollit. Jam, gati për të dhënë maksimumin”. Adrian Bajrami ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është gati për kuqezinjtë. Sigurisht që lojtari i BenficaB e ka të vështirë të gjejë hapësira, jo vetëm sepse sa ka ardhur nga dëmtimi, por edhe sepse përpara ka mbrojtësit e Serie A Gjimshiti e Ismajli e mungon akoma Kumbulla: “Mbetet për t’u parë dhe vendos trajneri – vazhdoi Bajrami -. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje ashtu si të gjithë të tjerët. Do të kemi besim sepse luajmë në shtëpi dhe do të tregojmë më të mirën”.

BISEDA ME TEKNIKUN SYLVINHO
Mbrojtësi 21 vjeçar është gati për të dhënë më të mirën duke kontribuuar për kombëtaren. Trauma duket se është lënë pas, meritë edhe e afërsisë që i ka treguar tekniku Sylvinho: “Është trajner i ri. Unë dhe ai kemi folur për shumë kohë. Më ka takuar në Portugali dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës. Ai më kërkoi të mos mërzitem sepse jam i ri dhe ishte dëmtim i rëndë. Ai më ka në planet e tij, më sheh për të ardhmen dhe më dha besim.

 

KUJDES NGA MOLDAVIA…
Në fund edhe një sirenë alarmi, për të gjithë ata që e mendojnë të thjeshtë sfidën e dyfishtë të qershorit: “Nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha janë të vështira dhe duhet të japim maksimumin e të jemi të fokusuar se çfarë ndodh në fushë” e mbylli Bajrami. Pas humbjes me Poloninë në mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në Air Albania në 17 qershor e pastaj tre ditë më pas do të luajnë në transfertë me Ishujt Faroe.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top