Në ndeshje si këto, kur luhet shumë më tepër se thjesht një lojë, edhe dilemat janë të mëdha. Sylvinho nuk bën përjashtim dhe përpara se kuqezinjtë të përballen me Poloninë në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45, ka ende dyshime për lojtarët që do të hedhë në fushë. Natyrisht për një pjesë, por pikërisht për atë pjesë nga e cila mund të varet kualifikimi. Ofensiva ka lënë pa gjumë brazilianin, që është i dyzuar mes lojtarëve që e di cfarë mund ti japin si Bajrami e Uzuni, apo atyre që janë një bast, ndoshta i guximshëm për teknikun Sylvinho.
Kërkohet ndeshja përfekte dhe të gjithë ata që do të zbresin në fushë e dinë që nuk mund të gabojnë. Shqipëria për herë të parë ka arritur në playoff të Botërorit dhe kjo është një mundësi për tu shfrytëzuar. Në ditët e stërvitjes, që nuk ishin shumë, Sylvinho ka krijuar idenë si të ruajë stabilitetin e skuadrës që e solli deri këtu, me përfshirjen e lojtarëve më në formë për të zëvendësuar mungesat e rënda të Manajt e Dakut.
Formacioni i mundshëm
Nga porta në mesfushë pak gjëra lëvizin në idetë e brazilianit. Thoma Strakosha do të ketë para 4 mbrojtësit e zakonshëm, Mitaj majtas, Hysaj në të kundërt e Ajetin e Gjimshitin që duhet të kontrollojnë Leëandoëski. Në mesfushë, Asllani, Shehu e Laçi janë të fazorizuar, me këtë të fundit që ka shqetësimin e Ramadanit.
Muçi e Mehmeti me 10 gola kanë futur në presion teknikun Sylvinho. Janë gjashtë lojtarë për tre vende dhe vetëm Uzuni duket i sigurtë se do të jetë. Bajrami është një ide e Hoxha gjithashtu. Broja nuk ka minuta, ndërsa dy lojtarët më në formë, thjesht nuk patur mundësinë më herët të bindin brazilianin se mund ti besojë në një ndeshje jete si kjo në Varshavë kundër Polonisë.
Asnjë problem para ndeshjes
Kombëtarja shqiptare i mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play off të Botërorit 2026, që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”, pa asnjë shqetësim, edhe pas seancës së rifiniturës mëngjesin e sotëm.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Polonisë. Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.