Sylvinho me 3 lojtarë në dyshim, Saragoza e indinjuar:”Askush s’e di që takova Muçin”

Shumë rikthime e pak surpriza. Lojtarët më në formë dhe ata tek të cilët beson në kërkim të një vendi të parë, për të cilin janë në lojë të katër skuadrat e grupit. Sylvinho kërkon të luajë me sigurinë në dy ndeshjet vendimtare në Grupin B1 të Nations League, që do të luhen në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor dhe i ka përjshtuar eksperimentet. Të dyja përballjet janë vendimtare, me kuqezinjtë që synojnë të përfundojnë në pozita të favorshme, duke marrë parasysh përformancën e deritanishme dhe mungesën e rëndësishme, për shkak të dëmtimit, të Armando Brojës.

Trajneri Sylvinho ka publikuar listën, duke thirrurr një numër më të madh se zakonisht të lojtarëve të grumbulluar, 28, jo rastësisht. “Kam 28 lojtarë, por shpjegohet lehtë. Kemi 5 lojtarë me të verdhë, dy ndeshje në shtëpi, nuk kemi transferta, nuk ka avion, kemi qendër të mirë këtu. Kemi gjithçka këtu. Vendosëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Përtej atyre me të verdhë, kemi 3 lojtarë që janë në situatë gri. Kemi folur me doktorët, me klubet, edhe Stesina, duhet të shohim situatën e Kumbullës, Manajt dhe Bares. Duhet të merren, të shohim si janë, nëse janë në gjendje të luajnë apo jo”.

Ai është përqendruar te një përzierje e talenteve të rinj dhe lojtarëve me përvojë. Në portë, tekniku ka zgjedhur katër alternativa: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni, për të garantuar stabilitet dhe fleksibilitet në këtë rol jetësor. Strakosha pritet të jetë opsioni kryesor, duke pasur parasysh formën e tij dhe përvojën në ndeshje ndërkombëtare.

SARAGOZA E INDINJUAR

Nga katër të rikthyerit nga dëmtimet që i penguan të ishin të gatshëm për ndeshjet e tetorit, Manaj, Uzuni, Gjimshiti e Bare, mesfushori është tërhequr ende pa nisur grumbullimi. Saragoza është befasuar nga grumbullimi i lojtarit të tyre dhe trajneri Viktor Fernandez, në konferencë për mediat u shpreh se Bare nuk është gati as për të qenë në pankinë. “Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, u shpreh ai.

Një humbje ende pa nisur mirë dhe Sylvinho shpreson që fundjava të shkojë mirë për të tjerët, për të mos u përballur në dy ndeshjet më të rëndësishme, me lojtarë të dëmtuar. Katër alternativa ka zgjedhur braziliani për portën: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni, për të garantuar stabilitet dhe fleksibilitet, edhe pse Strakosha pritet të jetë opsioni kryesor, duke pasur parasysh formën e tij dhe përvojën në ndeshje ndërkombëtare.

Prapavija është ndërtuar me një përbërje solide dhe të diversifikuar me emra të njohur si Ismajli, Balliu, Mitaj e i rikthyeri Gjimshiti, të cilët kanë qenë shtylla të mbrojtjes kuqezi. Arlind Ajetit dhe rikuperimi i shpejtë i Marash Kumbullës i japin siguri dhe shpresë për një mbrojtje të disiplinuar kundër kundërshtarëve të forte brazilianit.

TAKIMI I FSHEHTË

Bare do të ishte një aset i shtuar ndaj të paprekshëmve të zakonshëm të Sylvinho: Ramadani, Asllani, Bajrami e Laçi. Përpara rikuperimi i Manajt e Uzunit i ka dhënë mundësi zgjedhjesh teknikut, që rigjen nën urdhëra edhe një Ernest Muçi që vjen nga tre gola në tre ndeshjet e fundit me Besiktas.

 

“Muçi është në një moment të mirë – tha Sylvinho -, ka shënuar në tre ndeshje radhazi. Jam i lumtur për të dhe për të tjerë, Bajrami po bën shumë mirë te Rangers. Pastaj shohim shumë të tjerë. Muçin një muaj më parë e kam vizituar, askush nuk e di, nuk ishet moment i mirë për të. Kjo është puna, të dalim e të shohim, t’i takojmë, të pimë kafe, ta dëgjojmë, ta përqafojmë. Janë momente të vështira, një transferim si i Muçit është i vështirë se ndryshojnë shumë gjëra, gjuha, zakonet. Për mua dhimbja e kokës është shumë e mirë, sa më shumë lojtarë në formë të kemi, aq më mirë”.

Përgatitjet do të nisin që të dielën në Tiranë me lojtarët që mbyllin më herët angazhimet e tyre me klubet, ndërsa stërvitjet zyrtare startojnë të hënën. Atmosfera është e ngarkuar me entuziazëm dhe përgjegjësi, ndërsa tifozët shpresojnë të shohin një paraqitje të fuqishme nga kombëtarja e tyre për të shkruar një kapitull të ri suksesi në arenën ndërkombëtare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top