Sylvinho, kontrata e përfunduar sot dhe prapaskena e rinovimit: me Dukën për finalen në Berlin

Nga data 9 korrik 2024 Sylvinho mund të quhet një trajner i lirë, duke qenë se ka përfunduar zyrtarisht kontrata si teknik i kombëtares së Shqipërisë. Braziliani është duke shijuar pushimet pas një sezoni impenjativ të kurorëzuar me kualifikimin për në finalet e Euro 2024, në të cilën Shqipëria mori një pikë në një grup ferri me Italinë, Kroacinë e Spanjën. Sidoqoftë në qetësinë që karakterizon qendrimin e teknikut Sylvinho, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, fshihet siguria për një akord në parim të arritur.

Rinovimi mes FSHF-së dhe teknikut Sylvinho është pothuaj i sigurtë dhe vetëm nëse ndodh ndërhyrja e papritur e ndonjë klubi apo Federate të madhe në momentin e fundit, mund të përmbyset historia. Duka dhe Sylvinho kanë gjetur akordin në parim, edhe pse termat duhet përcaktuar. Sipas asaj që mësohet marrëveshja e re e bashkëpunimit do të jetë deri në Botërorin 2026. Nuk nxitohet Duka, e as Sylvinho, sepse takimi është lënë që më parë: në Berlin për finalen e Euro 2024, ku do ta ndjekin së bashku.

STATISTIKAT
Tekniku që stabilizoi ekipin dhe i dha një koncept krejt ndryshe, që kur pasoi në pankinë italianin Reja, duke filluar nga 2 janari 2023, i mbylli kualifikueset në krye të Grupit. Shqipëria e tij dominoi ndaj skuadrave si Çekia e Polonia, duke arritur kualifikimin në një Europian për herë të dytë në histori, 8 vjet nga hera e fundit. Në 16 ndeshje Sylvinho rrëmbeu 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje, përfshirë dy në miqësoret para Europianit dhe dy brenda turneut: kundër Italisë kampiones kontinentale në fuqi dhe Spanjës favorite.

KRISJA ME NJË PJESË TË GRUPIT
Me një golavarazh 23-14 dhe një mesatare prej 1.56 pikë për ndeshje, ndoshta askush nuk do ta mendonte se pas Europianit të dytë në histori, në një grup të tmerrshëm, nga i cili humbëm dy herë minimalisht, shënuam rekorde dhe barazuam me Kroacinë e treta e Botëorit të Katarit, se mbi Sylvinhon do të vërshonin edhe kritikat. E gjitha në lidhje me thirrjet, menaxhimin e grupit dhe minutazhin e paktë sidomos për dy prej yjeve të skuadrës Armando Broja e Arbër Hoxha, pa llogaritur se ndoshta edhe brenda skuadrës gjërat mund të jenë thyer, pas shpërthimit të dufit nga babai i Ismajlit e lënies në shtëpi të Uzunit e Bares.

E megjithatë, kjo nuk ka ndryshuar mendimin e Dukës, që ka dëshiruar të vazhdojë përpara me brazlianin Sylvinho me një rinovim që ka si kusht kualifikimin në Botëror, që do të ishte hera e parë absolute për Shqipërinë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top