Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan”

“Futbolli ka presion dhe kur punohet me Kombëtaren edhe më shumë. Ne kemi bërë 3 ndeshje, mungojnë edhe 5, koha po kalon, nuk ka kohë, për ne dhe ata. Duhet të marrim sa më shumë pikë dhe ata mendojnë njëlloj, edhe për ata është ndeshje shumë e rëndësishme. A është vendimtare? Ndoshta po, ndoshta jo, por është shumë e rëndësishme për ne dhe ata”. Sylvinho bën enigmatikun në konferencën për shtyp të vigjiljes së ndeshjes së fundit të qershorit për kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Letonisë. Tekniku Brazilian nuk zbulon asgjë nga formacioni, duke u munduar vetëm të bëhet barrierë para Manajt.

Në mbrojtje të Manajt

Sulmuesi është vënë në qendër të kritikave, e bashkë me të edhe braziliani që e lejoi të godiste penalltinë, më pas të humbur me Serbinë, përpara Asllanit: “Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stërviten i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është e imja”.

 

Për kundërshtarin, konsiderata është pothuaj e zakonshme me atë që Sylvinho bën para çdo ndeshje: “Sa i përket Letonisë, është një skuadër fizikisht shumë e fortë, ka lojtarë që kanë centimetra, vrapojnë mirë. Lojtarët e dinë, mund të luajë me disa sisteme me 3 në qendër. Të shohim. Është trajner shumë i mirë Nicolato, një italian dhe bën gjithçka me kodifikim, është e organizuar në fushë në të dy fazat, ka lojtarë të rëndësishëm. Në të majtën me 2-3 lojtarë mëngjërashë që të vënë në vështirësi, fizike dhe taktike”.

Kapiteni nuk ende një emër…

Asnjë informacion mbi kuqezinjtë, madje as për lojtarin që do të jetë kapiten, me Gjimshitin të skualifikuar. E kjo në vetvete është risi: “Kapiteni? Varet. Nëse luan një lojtar është ai, nëse jo, është një tjetër, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e përsërit që e dyta është e vështirë, nuk është e drejtë se nuk mund të vendosësh në kushte optimale një lojtar pas 2 ditësh e gjysmë. Ndaj nuk mund të përgjigjem – tha Sylvinho, duke shtuar -. Adrian Bajrami, ka bërë gjithë ciklin me të rinjtë te ne, kombëtaret e moshave. Mëngjarash, po bën këtë sezon te Benfika me ekipin e parë, ka luajtur pak, por po luan nga pak. Mendoj në të ardhmen të provoj atë, kështu është e ardhmja, mund të vijë shpejt. Por nesër është mes 23 lojtarëve që kemi për ndeshjen”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top