Sylvinho: E kishim të vështirë të reagonim, shpenzuam shumë energji pas Polonisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i zhgënjyer në konferencën për shtyp pas humbjes 1-0 ndaj Ukrainës, duke theksuar se skuadra e pati të pamundur të reagonte pas disfatës në play-off ndaj Polonisë.

Tekniku brazilian theksoi se ndikimi i asaj ndeshjeje ishte shumë i madh, sidomos në aspektin psikologjik. “Duhet të jem i sinqertë, ishte shumë e vështirë të reagonim. Kishim një mundësi të vetme në jetë si shtet dhe federatë për të shkuar në Botëror. Ishte hera e parë për ne dhe pritshmëritë ishin shumë të larta”, u shpreh ai.

Sipas tij, Shqipëria kishte dhënë maksimumin në sfidën ndaj Polonisë, por përfundimi i ndeshjes ndikoi rëndë te skuadra. “Luajtëm 100% e më shumë dhe për një pjesë të mirë të ndeshjes gjithçka ishte në dorën tonë. Por fundi ishte shumë i vështirë për t’u pranuar dhe për t’u menaxhuar, sidomos 25-30 minutat e fundit”, shtoi trajneri.

Sylvinho u ndal edhe te ndeshja me Ukrainën, duke theksuar vlerat e kundërshtarit dhe vështirësitë që pati skuadra e tij për të reaguar. “U munduam të bënim më të mirën, por kishim shpenzuar shumë energji për të ardhur deri këtu. Nuk rikuperuam mirë, veçanërisht në aspektin mendor. Përballë kishim një ekip shumë të fortë, me lojtarë cilësorë”, deklaroi ai.

Ai pranoi gjithashtu se paraqitja e kuqezinjve nuk ishte në nivelin e duhur, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me gjendjen e rënduar psikologjike pas eliminimit nga Botërori.

Në fund, trajneri nuk e fshehu zhgënjimin për këtë periudhë: “Jam i mërzitur. Kur je në play-off, fillon të besosh se mund të shkosh deri në fund, por nuk ia dolëm. Nuk kam shumë çfarë të them, veçse të përgëzoj Ukrainën dhe të mendojmë për herën tjetër.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top