Sylvinho: Anglia, fushë që vret. Goli i dytë mbylli ndeshjen

Sylvinho analizon Kombëtaren pas humbjes 2-0 me Anglinë në Wembley. Sipas tij, gjëja pozitive që mund të marrë nga kjo ndeshje është shpirti dhe zemra e dhënë në fushë.

Çfarë do të ndryshonte Silvinjo?
Nuk më pëlqen shumë të flas për një ndeshje që mbaroi. Kemi përgatitur ndeshjen me Uzunin se bën edhe pjesën ofensive dhe difensive. Kjo është fushë e vështirë, që të vret. Goli i dytë ka mbyllur ndeshjen. Dua t’i bëj komplimente lojtarëve. Në pjesën e dytë patëm hapësirë edhe me Brojën dhe shpejtësinë e tij. Lojtarët e Anglisë që janë shumë të gjatë dhe të mirë, është e vështirë. Prandaj kemi përdorur krahët.

Çfarë ishte pozitive?
Shpirti shqiptar, të futesh me zemër dhe shpirt më ka qetësuar. Duhet të kemi parasysh që jemi në garë akoma dhe në minutën e 75-të.

Dëmtimi i Strakoshës?
Duhet të konsultohem me doktorin. Edhe Laçi ka marrë goditje, ky është moment për të rivlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe të shohim ndeshjen tjetër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top