Sven-Goran Eriksson, zbulimi i trishtë: “Kam kancer, më mbetet vetëm një vit jetë”

Sven-Goran Eriksson vuan nga kanceri. Ka qenë vetë ish-trajneri i Lazios dhe i Anglisë që e ka treguar sëmundjen e tij për një radio suedeze: “Të gjithë e kuptuan që nuk isha mirë, e mendonin se ishte kancer dhe ashtu është. Më duhet të luftoj sa të mundem”. 75-vjeçari suedez shpjegoi edhe prognozën e dhënë nga mjekët: “Në skenarin më të mirë një vit ose edhe më shumë, në rastin më të keq edhe më pak. Në realitet askush nuk mund të jetë i saktë me siguri, është më mirë të mos mendosh për këtë. Mund ta gënjesh disi trurin, të mendosh pozitivisht dhe t’i shohësh gjërat në mënyrën më të mirë, duke mos u humbur në fatkeqësi, sepse kjo është padyshim më e madhja nga të gjitha. Por megjithatë duhet marrë diçka e mirë edhe nga kjo përvojë.”

SI E MËSOI PËR SËMUNDJEN?
Eriksson në karrierë fitoi titullin me Lazion në sezonin 1999-2000 (si dhe një Kupë Kupash, një Superkupë UEFA, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë). Ai gjithashtu mbajti rolin e drejtorit teknik te Roma, Fiorentina dhe Sampdoria. Eriksson zbuloi se kishte kancer në valët e radios suedeze P1, pa fshehur asgjë: “U shemba pa ndjenja papritur teksa po bëja një vrapim pesë kilometra. Pas një konsulte mjekësore zbulova se kisha pasur një goditje në tru dhe se tashmë kisha një tumor. Nuk e di prej sa kohësh, ndoshta një muaj, ndoshta një vit”.

Vitin e kaluar Eriksson dha dorëheqjen si drejtor sportiv i Karlstad Football për shkak të problemeve shëndetësore: “Kam zgjedhur të kufizoj detyrat e mia publike, për shkak të problemeve shëndetësore që po hetoj,” tha ai.

TRAJNERI I PARË I HUAJ I ANGLISË
Gjatë karrierës së tij Eriksson gjithashtu fitoi dy kampionate suedeze, një Kupë UEFA dhe një Kupë kombëtare me Goteborgun si dhe tre tituj të ligës portugeze, një kupë kombëtare dhe një superkupë portugeze me Benfikën. Përvojat e tij përfshijnë edhe rolin e trajnerit të Anglisë nga viti 2001 deri në 2006, duke u bërë i huaji i parë që mori drejtimin e Tre Luanëve. Më pas ai drejtoi për një sezon Manchester City (2007-08). Përvoja e tij e fundit si trajner ishte në vitin 2019 si trajner i Filipineve.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top