Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: Ska kthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri

Jo rikthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri.

“Jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

“Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zonë. As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiçit që ish-policët të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai sot në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top