Sveçla i përgjigjet Borrell: Arrestimet në veri të Kosovës janë sipas ligjit

Pas kryeministrit, Albin Kurti e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kanë reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sveçla e Hoxha në një konferencë për media të shtunën një ditë pasi Policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe të armatimit në një veturë me targa nga Beogradi në Komunën e Zveçanit, deklaruan se arrestimi i djeshëm në Veri dhe të gjitha arrestimet e tjerë të serbëve janë bërë sipas ligjit.

Borrell u shpreh tejet i alarmuar nga situata e sigurisë në Veri të Kosovës, sidomos pas arrestimit të një serbi nga Policia e Kosovës dhe marshimit të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë, të premten.

Prandaj Sveçla i është përgjigjur diplomatit spanjoll duke thënë se veprimet e ndërrmara nga Polciia e Kosovës janë të bazuara në Ligj, meqë Borrell tha se ndihet i shqetësuar sidomos për faktin se serbët po arrestohen nga institucionet kosovare pa procedura paraprake gjyqësore.

“Çdo veprim është i bazuar në ligj dhe procedurat e Policisë. Ftoj Borrellin ta adresojë drejt agresionin e Serbisë. Ta luajë rolin e tij si ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe me deklarata të përgjegjshme të parandalojë çfarëdo eskalimi të situatës, çfarëdo trimëri të këtyre kriminelëve”, ka thënë Sveçla në konferencë për media.

Të njëjtën bindje e ka ndarë edhe Drejtori i Policisë, i cili nënvizoi faktin se të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës bëhen përmes një procesi të hetimeve.

“Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, as i jashtligjshëm, por i bazuar në ligj”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top