Superkompjuteri bën parashikimin, ja cilën skuadër sheh si kampione të Premier League

Superkompjuteri Opta ka publikuar parashikimet e para për sezonin 2026/27 të Premier League, duke e vendosur Arsenalin si favorit kryesor për të mbrojtur titullin kampion.

Sipas analizës së bazuar në 10 mijë simulime, skuadra e Mikel Artetës ka 38% shanse për të fituar sërish kampionatin anglez. Pas saj renditet Manchester City me 20.5%, ndërsa Liverpool është më i shkëputur me vetëm 9.2%.

Arsenali vjen pas një sezoni historik, në të cilin i dha fund pritjes 22-vjeçare për titullin e Premier League. Në sezonin e ri, londinezët synojnë të konfirmojnë dominimin dhe të bëhen një prej skuadrave që arrijnë të mbrojnë kurorën në epokën moderne të kampionatit anglez.

Në garën për titull, pas Arsenalit dhe Manchester Cityt, renditen Manchester United me 6.2% shanse, Aston Villa me 4.8%, Chelsea me 4.1% dhe Tottenham me 2.9%.

Parashikimi i Opta për titullin:

Arsenal – 38%

Manchester City – 20.5%

Liverpool – 9.2%

Manchester United – 6.2%

Aston Villa – 4.8%

Chelsea – 4.1%

Tottenham – 2.9%

Opta ka bërë parashikime edhe për betejën në fundin e tabelës, ku Hull City shihet si skuadra më e rrezikuar për të rënë nga Premier League. Skuadra ka 38.7% shanse për të përfunduar në Championship.

Pas saj vijnë Ipswich Town me 31.2%, Coventry City me 27.9% dhe Sunderland me 25.9%. Në zonën e rrezikut janë edhe Fulham me 23.4%, Leeds United me 22.5% dhe Crystal Palace me 20%.

Skuadrat më të rrezikuara për rënien:

Hull City – 38.7%

Ipswich Town – 31.2%

Coventry City – 27.9%

Sunderland – 25.9%

Fulham – 23.4%

Leeds United – 22.5%

Crystal Palace – 20%

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top