Në javën e katërt të Superiores e ndarë mes të mërkurës dhe të enjtes mbërrin edhe derbi i parë i kryeqytetit, ai mes Partizanit e Dinamos. Me një renditje që ende është e paqartë e me asnjë skuadër me pikë të plota, të kuqtë e teknikut Veselinović do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi. Përballë do të jetë jo vetëm thjesht rivalja ndërqytetase, por me një rikthim të bujshëm në pankinë, teknikun Ilir Daja. Tekniku që bëri histori me Ballkanin së fundmi, kërkon ti ndryshojë menjëherë renditjen nëndetëses që vjen nga një sukses pas dy humbjesh radhazi. Daja përballet në debutim me ish-skuadrën e tij të fundit, para eksperiencës në Kosovë.
Por deri në ndeshjen kryesore të të enjtes ka kohë për të parë në aksion Tiranën dhe Egnatian, të dyja në transfertë. Asnjë fitore e asnjë humbje për bardheblutë e Shkëmbit, një që barazimet i njeh mirë që në kohët e Teutës, por tani korçari do të kërkojë suksesin e parë në Ballsh në ndeshjen hapëse të javës së 4-rt kundër Bylis, se një njohje të vjetër të Tiranës si Egbo. Në Shkodër, Vllaznia do të presë Egnatian në një sfidë elektrizuese në orën 19. Të besuarit e Brdaric i kanë provuar të gjitha rezultatet, por humbja në Korçë i ka tronditur jo pak, sidomos kur loja nuk është se ka qenë impresionuese. Kuqeblutë tani kërkojnë ti ndryshojnë gjërat pikërisht kundër skuadrës për tu mundur, asaj të Tetovës.
Lexo më tej: Një milionë euro dhe kontratë 5 vjeçare: Partizani kompleton shitjen e Maguette e dyta milionere pas Skukës
Në të njëjtën orë Skënderbeu do të kërkojë fitoren e dytë radhazi ndaj Teutës që vjen nga dy humbje radhazi, duke e parë veten me një renditje të sikletshme në vendin e parafundit. Vetëm Laçi ka bërë më keq dhe Cungu do të përpiqet ta korigjojë situatën në transfertën e të enjtes në Elbasan, që mbyll javën e Superiores, të parën pas impenjimeve të kombëtares.
SUPERIORE, JAVA IV
11/09/2024
16:00 Bylis – Tirana
19:00 Skënderbeu – Teuta
19:00 Vllaznia – Egnatia
12/09/2024
19:00 Partizani – Dinamo
19:00 AF Elbasani – Laçi