Superiore, luhet java e fundit e kampionatit: katër skuadra të ndara nga një pikë në garë për Final 4

Një javë nga fundi gjërat janë bërë pothuaj të gjitha të qarta, me përjashtim të vendit të fundit në lojë për Final 4, saktësisht vendi i katërt në renditje. Në vigjlijen e javës së 36 në Superiore nuk ka më asgjë tjetër për të mbajtur në tensionin. Egnatia është e para absolute, cfarëdo të ndodhë në ndeshjen me Tiranën. Partizani është i dyti, tre pikë larg, por nuk e kalon dot edhe nëse rrogozhinasit humbasin dhe të kuqtë fitojnë me Erzenin, duke e barazuar me pikë.

Tetova ka nga ana e tij ndeshjet direkte me një fitore e tre barazime që e bëjnë fitues të sezonit të rregullt. Vllaznia nuk është se mund të shpresojë shumë për të parakaluar Partizanin për vendin e dytë në Superiore, me të kuqtë që luajnë një ndeshje të thjeshtë kundër një skuadre pa objektiv. Shkodranët nga ana tjetër e kanë siguruar vendin në playoff, por kundërshtari i tyre i fundit Skënderbeu jo. Për korçarët vlen vetëm fitorja për të mbajtur vendin e katërt, simbolik duke qenë se sido të jetë Europën skuadra e Gvozdenovic nuk e luan dot për shkak të dënimit nga UEFA.

SUPERIORE, JAVA E XXXVI
11/05/24

Teuta 16 : 00 Dinamo
Egnatia 16 : 00 Tirana
Vllaznia 16 : 00 Skënderbeu
Laçi 16 : 00 Kukësi
Partizani 16 : 00 Erzeni

Në cdo rezultat tjetër përfitojnë tre, vetëm një pikë pas bardhekuqve: Tirana, Teuta e Dinamo. Bardheblutë duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit me Egnatian që mendon vetëm për Final 4. Nëse nuk arrijnë fitoren, atëherë Teuta e Dinamo do ta zgjidhin mes tyre, por barazimi favorizon skuadrën e Mehmetit që ka dy fitore e një humbje në ndeshjet direkte. Fundi i renditjes tashmë është vetëm spectator, por edhe arbitër, me Kukësin e Erzenin të rënë nga kategoria dhe Laçin që duhet të mendojë për ndeshjen e playout me një mes Flamurtarit, Vorës, Apolonisë e Korabit që pretendojnë ngjitjen nga Kategoria e Parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top