Superiore, Laçi ka moshën mesatare më të re: Partizani e Vllaznia jashtë podiumit

Në kampionatin e “Abissnet Superiore” janë luajtur deri më tani 12-të javë dhe në krye të renditjes qëndrojnë Partizani dhe Vllaznia me pikë të barabarta 21. Të kuqtë regjistrojnë 5 fitore, 6 barazime dhe vetëm një humbje, ndërsa kuqeblutë 6 triumfe, tre barazime dhe tre disfata. Ajo që bie në sy në këtë sezon të Superiores, që në fakt nisi që edicionin e kaluar, është aktivizimi i shumë lojtarëve të rinj. Arifi debutoi te Teuta, Tresa te Laçi.

Në këtë pikë, nuk është çudi që në bazë të statistikave bardhezinjtë janë skuadra me moshën më të re në elitën e futbollit tonë. Partizani, që kryeson, është ekipi me moshën mesatare të katërt më të re në me 23.9 vjeç, ndërsa Vllaznia mban vendin e pestë me 24.0 vjeç.

 

Laçi, ashtu si thamë, është ekipi me moshën mesatare më të re 22.6 vjeç, ndërsa pas bardhezinjve vjen Skënderbeu me 23.0 vjeç. E të mendosh që nga korçarët janë larguar disa talente në merkaton e verës. Bylis mban vendin e tretë, ndërsa AF Elbasani është ekipi me moshën më të madhe mesatare 26.6 vjeç. Mesatarja e moshës e ekipeve këtë edicion në “Abissnet Superiore” është 24.4 vjeç. Në krahasim me sezonin e kaluar ka një rritje të vogël, pasi në edicionin 2023/2024 mosha mesatare ka qenë 24.3 vjeç.

Në dhjetë sezonet e fundit mosha më e re mesatare ka qenë në edicionin 2020/2021 me 24.1 vjeç.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top