Super ndeshja e kampionatit: Egnatia “krah i hekurt” me Partizanin në javën e 13 të Superiores

Luftë për kreun dhe zonën e rënies nga kategoria, në javën e 13 të Superiores. Tre ndeshje të shtunën e dy të dielën mund t’i japin tjetër konfigurim renditjes, që për të thënë të vërtetën është shumë e ngjeshur dhe ndan zonën e Final Four nga fundi me vetëm tre pikë. Sidoqoftë e gjithë vëmendja është në Rrogozhinë, ku do të vihet në skenë beteja për vendin e parë. Egnatia do të presë Partizanin, me kërcënimin që në kryeqytet barazuan 1-1.

Dy skuadrat janë me 20 pikë, por të kuqtë përvecse vijnë frikshëm me një seri prej 6 suksesesh radhazi, kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar. Tetova nuk humbet prej 5 ndeshjesh, por nuk ka goleadorin Dëamena në formën më të mirë.

Vllaznia kthehet në Loro Borici pas rënies së rëndë në kryeqytet dhe Osmani e ka të qartë se duhet të fitojë me Lacin për renditjen dhe marrëdhëniet me tifozët. 13 pikët e kuqebluve nuk lejojnë alternativa, njësoj si të besuarit e Josës pavarësisht se janë të katërtët, por me vetëm dy pikë më shumë. Po në orën 17, Skënderbeu do të presë Teutën e vendit të fundit. Për bardhekuqtë fitorja mund ti dërgojë drejt vendit të tretë, gjithnjë nëse Tirana nuk fiton të dielën me Kukësin.

Ahmataj ka bërë një tjetër ndeshje pa humbje, por distanca me kreun rritet pas çdo jave dhe është koha për ta treguar se edhe Tirana është aty pë titullin. Bardheblutë vijnë nga barazimi në Korçë, ashtu si Kukësi me Dinamon. Skuadra e Mehmetit, e pathyer me teknikun në pankinë, do të presë Erzenin në një ndeshje shumë të rëndësishme, për skuadrat që ndahen nga vetëm një pikë.

SUPERIORE, JAVA E XIII
11/11/23
Egnatia 14 : 00 Partizani
Vllaznia 17 : 00 Laçi
Skënderbeu 17 : 00 Teuta
12/11/23
Tirana 14 : 00 Kukësi
Dinamo 17 : 00 Erzeni

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top