21 dhjetori 2023 mund të bëhet një datë themelore për të ardhmen e futbollit. Në atë datë, në fakt, rreth orës 09:30 do të bëhet i ditur vendimi i marrë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për ankesën e bërë nga Kompania Evropiane e Super League kundër monopolit të pretenduar të UEFA-s dhe FIFA-s në botën e futbollit. Presidenti Koen Lenaerts dhe pesëmbëdhjetë gjykatësit, nëse apeli pranohet, mund të tronditin botën e futbollit dhe të shkruajnë një faqe në historinë e këtij sporti.
976 ditë pas 19 prillit 2021 që tronditi botën e futbollit me shpalljen e Super League, në një format që u mbyt përfundimisht, ideja e një sfide të re ndaj gjigantëve të futbollit mund të rihapet në mënyrë sensacionale. Por gjithçka do të varet nga vendimi i marrë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, që në rast të një përfundimi pozitiv të ankimimit, do të hapte mundësi për një Super League të re në një formë krejtësisht tjetër.
SKENARËT E MUNDSHËM
Për momentin ngërçi është në interpretimin e faktit se nëse nga njëra anë Super League, sipas ligjit të Bashkimit Europian, i ka të gjitha mundësitë për të krijuar një garë të pavarur, në të njëjtën kohë nuk mund të marrë pjesë me të njëjtat klube në turnetë e organizuara nga FIFA dhe UEFA pa autorizimin e tyre. Prandaj, çështja është studiuar në mënyrë të pavarur nga Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe rezultatet do të jenë të disponueshme më 21 dhjetor.