“Super El Nino” më i fortë ndonjëherë, priten përmbytje dhe thatësira

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se fenomeni klimatik ‘El Niño’ mund të rikthehet këtë vit në një formë më të fortë se zakonisht. Organizata thote se mund të duke sjellë temperatura rekord dhe mot ekstrem në shumë vende të botës. Sipas parashikimeve, fenomeni pritet të zhvillohet gradualisht gjatë muajve në vijim, ndërsa temperaturat e oqeanit Paqësor po rriten me shpejtësi. Ekspertët paralajmërojnë se një ‘El Niño’ i fortë mund të shkaktojë valë të mëdha të të nxehtit, thatësira të zgjatura dhe përmbytje intensive në rajone të ndryshme.
Ky fenomen natyror, që shfaqet zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet, ndikon drejtpërdrejt në shpërndarjen e nxehtësisë në planet dhe ndryshon modelet globale të reshjeve. Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale mund ta bëjnë ndikimin e tij edhe më të ashpër në vitet e ardhshme.

Etiketa: el nino

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top