Sulmuesi i Interit mbetet i bllokuar në Iran pas sulmeve atje

Raportohet se sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, ka mbetur i bllokuar në Tehran, pasi fluturimet nga të gjitha aeroportet iraniane janë pezulluar pas konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, Taremi mbeti në Iran ndërsa skuadra e Interit ka mbërritur në Los Angeles për të nisur përgatitjet për Kupën e Botës për Klube.

Reprezentuesi iranian nuk do të jetë në gjendje të largohet nga Irani derisa të hiqet kufizimi i fluturimeve.

Ndryshe, Interi do të jetë në aksion për herë të parë nën drejtimin e trajnerit të ri Cristian Chivu kundër Monterrey të mërkurën, më 18 qershor (ora 18:00 më 17 qershor, sipas orës lokale në Europë).

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top