Sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca edhe për dy të arrestuarit, pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë, të cilët të dielën sulmuan policinë e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Mbrëmë Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniç, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së republikës së Kosovës. Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.T dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.