Sulmohet sërish shtëpia e Netanyahut, bien dy raketa në oborrin e tij

Rezidenca private e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Cezare është bërë sërish shënjestër e një sulmi. Të paktën dy raketa u hodhën në rezidencën private të kryeministrit, të cilat ranë në oborrin e shtëpisë. Në momentin e sulmit, Netanyahu dhe familja e tij nuk ndodheshin brenda shtëpisë. Policia dhe sigurimi i brendshëm izraelit thonë se ngjarja e rëndë shënon një përshkallëzim të rrezikshëm pa e saktësuar ende nëse raketat janë nisur nga Libani.

Përgjatë muajit tetor Izraeli akuzoi grupin libanez Hezbollaj për kryerjen e një sulmi me dron në drejtim të rezidencës së kryeministri izraelit, në qytetin bregdetar Cezare ku Netanyahu ka një shtëpi pushimi. Në sulmin e tetorit, droni që u nis nga Libani goditi fasadën e së njëjtës shtëpi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top