Sulmohet sërish selia e Partisë Socialiste, policia në kolaps

Nga kryeministria protestuesit janë mbledhur pranë selisë së Partisë Socialiste duke e sulmuar me gurë dhe molotov. Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba manovër.

Policët kanë qëlluar në drejtim të protestuesve, ndërsa sasia e madhe e gazit lotsjellës i ka detyruar të rinjtë të largohen nga zona.

Pas ndërhyrjes së policisë, turma është shpërndarë në disa drejtime, me protestues që janë zhvendosur drejt rrugës së Kavajës, pranë Bankës së Shqipërisë dhe zonës pranë Katedrales Ortodokse.

Përdorimi i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të mos mund të qëndrojnë më në zonën pranë selisë së PS-së, duke u larguar drejt rrugëve përreth.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top