Pas largimit nga Kryeministria, protestuesit janë zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste, ku kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të godinës.
Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba manovër. Efektivët kanë qëlluar në drejtim të protestuesve, ndërsa tymi i dendur i gazit ka detyruar të rinjtë të largohen nga zona.
Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, turma është shpërndarë në disa drejtime. Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur drejt Rrugës së Kavajës, ndërsa të tjerë janë parë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Katedrales Ortodokse.