Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Pak para mesnate se mbrëmshme është sulmuar ndërtesa e komunës së Zveçanit me granatë dore. Rastin e konfirmoi zëvendrejtori i policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar. Ndërkohë është dëmtuar ndërtesa e komunës si dhe katër vetura të parkuara.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit. Po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.

Ai tha se policia po punon në drejtim të zbardhjen e rastit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top