Sulmi rus me dronë në Zaporizhia të Ukrainës, shënohet një viktimë dhe gjashtë të plagosur

Forcat ruse kanë sulmuar me dronë gjatë natës qytetin e Zaporizhzhias në Ukrainë. Dronët goditën disa zona të qytetit ukrainas, duke lënë një person të vrarë dhe gjashtë të plagosur. Kreu i administratës ushtarake rajonale, Ivan Fedorov, tha se goditjet dëmtuan ndërtesa banimi dhe objekte të tjera. Në një prej zonave të sulmuara shpërtheu edhe zjarr.

Sulmi pason bombardimet e një dite më parë në Zaporizhia dhe rrethinat e saj. Autoritetet ukrainase raportuan dy viktima dhe 10 të plagosur gjatë 18 gushtit.

Forcat ruse kryen qindra goditje gjatë asaj dite. Në sulme u përdorën dronë, përfshirë modele FPV, artileri dhe sisteme raketore. Si pasojë, u raportuan 192 raste dëmtimi të banesave, automjeteve dhe infrastrukturës. Ekipet e emergjencës vijojnë punën në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top