Sulmi në Moskë, FBI e shqetësuar se mund të ndodhë edhe në SHBA

FBI është e shqetësuar për mundësinë e një sulmi të organizuar në Shtetet e Bashkuara të ngjashëm me atë që vrau shumë njerëz në një sallë koncertesh ne Rusi muajin e kaluar, deklaroi drejtori i kesaj agjencie në një panel të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Zyrtarët amerikanë kanë qenë të shqetësuar për mundësinë e një sulmi të kryer nga një individ apo grup i vogël i frymëzuar nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Lexo më tej: Frikë në Perëndim/ Ç’pritet të bëjë Putin pas sulmit terrorist në Moskë
Por FBI është e shqetësuar për një sulm më të koordinuar pas masakrës së koncertit në Rusi, tha kreu i FBI-se, Christopher Wray në dëshminë e tij përpara një të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sulmi i 22 marsit në një sallë koncertesh në një periferi të Moskës vrau të paktën 144 persona, më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vjet. Një degë e grupit militant të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë, por presidenti rus Vladimir Putin, pa cituar prova, ka kërkuar të fajësojë Ukrainën.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top