Sulmi në Kiev, Zelensky kërkon sanksione më të rënda ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar sanksione ndërkombëtare më të rënda ndaj Rusisë pas një sulmit në Kiev që la të vdekur të paktën 31 persona.

Zelensky tha se pesë fëmijë, më i vogli prej të cilëve ishte vetëm dy vjeç, ishin ndër viktimat dhe se 159 të tjerë ishin plagosur gjatë sulmit të enjten.

Ai shtoi se pavarësisht sa shumë Kremlini mohon efektivitetin e sanksioneve, ato funksionojnë dhe ato duhet të forcohen.

Kievi shpalli një ditë zie pas sulmit në kryeqytet, ku një bllok banimi u shemb dhe u dëmtuan një spital, një shkollë, një çerdhe dhe një universitet.

Rusia kishte lëshuar më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa lundruese gjatë sulmit të natës, ka njoftuar forca ajrore e Ukrainës. Ky sulm ishte një nga më vdekjeprurësit që ka përjetuar Kievi që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, raporton BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka dënuar veprimin e Rusisë në Ukrainë dhe ka theksuar se sanksione të reja ndaj Moskës janë të mundshme. John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten se Rusia dhe Ukraina “duhet të negociojnë një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme”. Ai ka shtuar se është koha për të bërë një marrëveshje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top