Sulmi në Kapitol Hill, Mike Pence: Historia do të tregojë se Trump ishte përgjegjës

Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence ka bërë deklaratën më të ashpër deri më tani për rolin e ish-presidentit Donald Trump, në sulmin në 6 janar në Kapitol.

Pence filloi fjalimin e tij, ku tradicionalisht politikanët bëjnë shaka me figura të shquara të Uashingtonit, me komente të buta për Trump, Presidentin Joe Biden, Zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe disa republikanë që pritet të kandidojnë për president në 2024, duke përfshirë guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-ambasadoren e OKB-së Nikki Haley.

Më pas ai u bë serioz, duke vënë në dukje se sulmi në Kapitol ishte një gjë për të cilën nuk kishte bërë shaka dhe e quajti 6 janarin “një ditë tragjike”.

Pence kritikoi Trump për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021, duke thënë se ai kishte bërë gabim duke pretenduar se Pence kishte autoritetin për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në rolin e tij në kryesimin e Kongresit atë ditë, duke thënë se historia do të tregojë se Donald Trump ishte përgjegjës.

“Presidenti Trump gaboi. Nuk kisha të drejtë të përmbysja zgjedhjet dhe fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe të gjithë në Kapitol atë ditë, dhe e di se një ditë historia do të tregojë se Donald Trump ishte përgjegjës”, tha Pence.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top