Seanca në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, Berisha dhe Malltezi kërkojnë heqjen e masës së sigurisë

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi, të dy nën hetim për dosjen ‘Partizani’. Berisha dhe Malltezi kërkojnë heqjen e masës ‘arrest në shtëpi’, ndërsa seanca do të mbahet në orën 15:00.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tyre ka bërë shkelje të rëndë duke u dhënë mediave vendimin për kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend, para se me të të njihej mbrojtja. Seanca e 8 marsit u shty me kërkesë të avokatëve që të njiheshin me informacionin e depozituar gjatë 2 muajve dhe ecurinë e hetimeve nga ana e SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top