“Sulmi Nacional”: Koha për të Ringritur Shqipërinë Shkruar nga Flamur Bucpapaj

“Sulmi Nacional”: Koha për të Ringritur Shqipërinë

Shkruar nga Flamur Bucpapaj

Nacional.al së shpejti do t’i drejtohet popullit për të marrë firmat e domosdoshme për të themeluar partinë e popullit të quajtur “Sulmi Nacional”. Pse tani dhe pse do t’i drejtohemi popullit për firma? Duke parë që popullariteti jonë si Nacional.al ka arritur kulmin me 9 milion klikime në muaj dhe duke vëzhguar ndjekjen që i bëjnë kanaleve tona shqiptarët, vendosëm të ndërmarrim këtë hap. Ky nuk është një moment politik i zakonshëm. Ky është një moment historik dhe moral, sepse Shqipëria po shuhet si komb, po braktiset nga të rinjtë dhe shumë shpejt mund të ngelë pa shqiptarë.
Emigrimi masiv i shqiptarëve, korrupsioni që është bërë ligj, dhe e njëjta klasë politike nga 1990-ta që vazhdon të vjedhë çdo gjë – kjo është realiteti i hidhur që po përballemi çdo ditë. Është turp kur shikon se si disa individë ordiner, pa shkollë, pa atdhe dhe ndonjëherë edhe spiunë të Serbisë e Greqisë, kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje. Kjo klasë e pasurish nuk është asgjë tjetër veçse një oligarki që mbijeton mbi vuajtjet e popullit. Ata janë ish-sigurimsa të dikurshëm që kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin çdo gjë – çdo lloj pune, çdo tender – duke u shtrirë nga Valbona deri te bregdeti ynë i bukur.
Shqipëria ka humbur potencialin e vet. Kemi shkatërruar industrinë: riviera shqiptare është prishur, uzinat e përpunimit të naftës dhe të plehrave superfosfatike janë shkatërruar, prodhimi në Rubik dhe në vendet e tjera është bllokuar. Jemi prodhues të pasurive natyrore si ari, argjendi dhe nafta, por nuk kemi asnjë të ardhur reale nga këto. Nuk kemi bujqësi sepse duhet të importojmë çdo gjë nga jashtë. Ne nuk prodhojmë asgjë. Vetëm në një muaj shkojnë jashtë Shqipërisë mbi 600 milion euro për import, sepse oligarkët e importit nuk lejojnë të prodhohet këtu. Ne nuk kemi industri dhe nuk kemi bujqësi, sepse shteti nuk interesohet për popullin dhe prodhimin vendas, duke modernizuar bujqësinë dhe duke krijuar fermat e përbashkëta, sidomos në Myzeqe dhe Korçë. Nuk prodhojmë pleh kimik për bujqësinë, nuk mbjellim më misër dhe grurë, dhe nuk kemi më mollë, qershi apo boronica shqiptare në masë, e as geshtenjat e Tropojës, të cilat po shuhen.
Shteti nuk kontrollon asgjë. Vjedhjet nuk ndodhin vetëm në nivelet më të larta të pushtetit politik, por edhe në sistemin financiar dhe tregtar. Bankat kanë abuzuar me depozitat dhe kredinë e qytetarëve, duke rrëmbyer kursimet e shqiptarëve për interesa private. Karburantet dhe importet janë nën kontrollin e monopoleve që vendosin çmimet dhe kufizimet në treg, duke shfrytëzuar çdo mundësi për pasurim të paligjshëm. Çdo qytetar shqiptar paguan më shumë për karburant dhe produkte bazë, sepse oligarkët kanë krijuar sisteme që shfrytëzojnë çdo mundësi për pasurim të paligjshëm dhe kontroll mbi tregun. Kjo gjendje është një vjedhje e vazhdueshme e pasurive kombëtare dhe e djersës së qytetarëve.Sepse…
Ne kemi vetëm disa ish-sigurimsa që janè bèrè milionerë nga Valbona deri në Dhërmi. Arsimi ynë është në krizë: shkolla të vjetra dhe të mesme rrezikojnë mbylljen, sepse nuk ka nxënës dhe nuk ka kushte për shkollim. Nxënësit udhëtojnë dhe vinë në këmbë dhjetëra kilometra për të shkuar në shkollë. Shqipëria ka mungesë të thellë të arsimimit të lartë, të shkollave të mesme dhe të universiteteve funksionale.
Kjo gjendje nuk është vetëm tragjike, por edhe e rrezikshme për të ardhmen e kombit. Rrotacioni politik është i pamundur. Tenderat i marrin te njetèt oligark Ku ligji nuk zbatohet,Por janè monopole të lidhura me pushtetin dhe me dy partitë kryesore, të krijuara nga Partia e Punës, Te cilat vazhdojnë të vjedhin dhe të mbajnë kontrollin. Ushtria nuk funksionon, bujqësia është e mbytur, ushqimet janë të pakontrolluara dhe rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve çdo ditë. Pyjet janë të zhdukur dhe të papastruara, lumenjtë e ndotur ku hidhen mbeturinat kudo, Nuk ka mbjellje pyjesh në qytet apo fshat. Papunësia masive dhe korrupsioni masiv janë pasojë e mungesës së elitave të reja dhe të rrotacionit politik. Njerëzit e njëjtë, të lidhur me krimin dhe sigurimin e dikurshëm, vazhdojnë të kapin çdo mundësi.
Koha ka ardhur për shpagim, zhvillim dhe dinjitet. Nuk kemi letërsi, nuk kemi kulturë, nuk kemi prodhim. RTSH ka falimentuar dhe rilindasit e fundit këndojnë të 40-tat e tyre, duke u pasuruar pa limit, ndërsa mbyllin sytë ndaj realitetit dhe marrin euro dhe dollarë në heshtje. Shqipërisë i duhet kthyer dinjiteti. Duhet të rindërtohet ushtria, të ringrihet bujqësia, të pastrohet mjedisi, të rikthehet industria dhe të zhvillohet filmi dhe arti shqiptar.
Populli shqiptar është forca që mund ta ndryshojë këtë realitet. Vetëm përmes firmave, mbështetjes dhe pjesëmarrjes aktive mund të ndërtohet një Shqipëri e dinjitetshme, e sigurt dhe e zhvilluar. Koha për ndryshim nuk është nesër. Koha është tani. Nuk ka më vend për pritje dhe kompromis. Shqipëria ka nevojë për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet.
“Sulmi Nacional,” nuk është thjesht një parti. Është një thirrje që vjen nga dhimbja dhe dashuria për Shqipërinë. Është një program për të ringritur çdo sektor: ushtrinë, bujqësinë, industrinë, arsimin, kulturën, mjedisin dhe ekonominë. Është një mundësi që qytetari shqiptar të thotë “Po” për të ardhmen dhe për kombin e vet.
Bashkohuni rreth nesh, firmoseni të ardhmen tuaj dhe të kombit shqiptar. Ne ju duam dhe ju na doni Kètè ju e tregoni çdo ditë Duke shikuar dègjuar .,dhe lexuar Nacionalin Ju beni çdo ditè mijèra telefonata dhe klikime. Hajde të bëhemi bashkë, si në 1990, të rrëzojmë komunizmin dhe të ndërtojmë një Shqipëri që shqiptarët e meritojnë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top