Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë, Egnatia e Vllaznia në statistika

Sot është dita e finales së madhe të kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen në “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25. Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

Statistikat e diferencat

Nëse statistikat do të shërbenin për të kuptuar skuadrën që do të rrëmbente titullin kampion, para finales së madhe të së hënës mes Egnatias dhe Vllaznisë, detyra do të ishte e vështirë. Dy formacionet kanë bërë praktikisht një rrugëtim të përafërt me diferenca fare të vogla në 36 javët e sezonit të rregullt. Natyrisht rrogozhinasit e mbyllën të parët e shkodranët të dytët, por pikët që i ndanë ishin vetëm dy, aq sa është edhe plusvalenca e golavarazhit në favor po të skuadrës së Tetovës.

Sulmi më i mirë vs mbrojtjes më të mirë

Në fakt, përballja do të jetë emocionuese, mjafton të përmendësh faktin se sulmi më i mirë, ai i kuqebluve, do të sfidohet nga mbrojtja më pak e mundur e kampionatit, ajo e Egnatias. Të besuarit e Brdaric shënojnë më shumë, 54 gola në 36 ndeshje, 56 nëse i shtojmë edhe gjysmëfinalen e Final 4 me Dinamon, dhe kanë një lider si Bekim Balaj me 17 gola, kryegolashësnuesi i kampionatit. Sidoqoftë tekniku gjerman duhet të bëjë kujdes sepse të tijtë lejojnë dicka më shumë se sa duhet dhe janë ndëshkuar 39 herë. Edhe Laçi që sa nga kategoria kishte pësuar 37, sa për të forcuar konceptin.

 

Egnatia nuk ka vetëm një prapavijë solide me 30 gola të pësuar në 37 ndeshje, përfshirë atë me Partizanin në Final 4, por edhe një Lushkja në formë të shkëlqyer me 14 gola, pavarësisht se e tyre është vetëm ofensiva e tretë më e fortë e sezonit.

Precedentët sezonalë

Diferencat janë të gjitha këtu, sepse në përballjet direkte, gjithcka është në ekuilibër: një fitore për secilën e dy barazime. Brdaric ka triumfuar 3-1 në fazën e parë në Loro Borici, ka dalë i pamundur dy herë nga Arena Egnatia dhe është dorëzuar 0-2 në fazën e tretë ndaj njerëzve të Tetovës po në Shkodër. Në përballjet mes tyre të dy formacionet kanë shënuar nga 3 gola për ndeshje mesatarsisht, kështu që finalja premton spektakël.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top