Sulmet ruse në Ukrainë s’kanë të sosur! Kievi nuk gjen qetësi

Shpërthime të fuqishme tronditën Kievin gjatë natës nga e premtja deri të shtunën, ndërsa forcat ruse nisën një breshëri sulmesh me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, thanë zyrtarët vendas.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sipas një bilanci të përkohshëm të publikuar nga kreu i komandës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, pak pas orës 3 të mëngjesit, një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë.

“Gjashtë persona u plagosën në kryeqytet si pasojë e sulmit armik. Tre prej tyre, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar, u dërguan në spital”, tha më parë kryebashkiaku Vitali Klitschko në një postim në platformën Telegram.

Komplekset rezidenciale dhe disa automjete u dëmtuan në gjashtë vende në kryeqytetin ukrainas, tha Timur Tkachenko, i cili dënoi “përpjekjen e rusëve për të terrorizuar popullsinë civile”.

Nga ana e tij, guvernatori rajonal Mykola Kalashnik tha nëpërmjet Telegram se dy gra u plagosën në një “sulm armiqësor me dron dhe raketa” në periferi Brovary, në lindje të kryeqytetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top