Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër pas rrëzimit të një droni rus në një pallat apartamentesh në Rumani, duke e cilësuar sulmin si një tjetër përshkallëzim të agresionit të Rusi ndaj territorit të Bashkimit Evropian.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Von der Leyen deklaroi se agresioni i Rusisë ka kaluar edhe një kufi tjetër, duke iu referuar sulmit me dron që goditi zonën e banuar, ku si pasojë dy persona mbetën të lënduar dhe rreth 70 të tjerë u detyruan të evakuohen.
Presidentja e Komisionit Evropian theksoi më tej se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe qytetarët e saj, ndërsa paralajmëroi masa të reja kundër Moskës.
“Lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një vijë tjetër. Një inkursion me dron rus goditi një zonë të dendur me popullsi në Rumani, duke plagosur civilë në territorin e BE-së. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj. Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe parandalimin tonë, veçanërisht në kufirin tonë lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë. Po përgatisim një paketë të 21-të sanksionesh,” tha Von der Leyen në “X”.