Sulmet për moshën/ Berisha: E shoh avantazh, nuk kërkoj më as para, as luks!

Sali Berisha i është përgjigjur sulmeve të socialistëve për moshën e tij, drejt të tetëdhjetave, si një cen që e pengon të jetë në lartësinë e duhur për të qeverisur vendin, apo për të bërë një fushatë intensive në krye të opozitës. Por Sali Berisha, që tashmë është në politike prej mëse 35 vjetësh, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, u shpreh se mosha për të është një avantazh.

“Personalisht unë e kam ftuar Edi Ramën dhe e ftoj në çdo kohë, në çdo studio, çdo shesh dhe të ballafaqohemi dhe të shohë se kush ka shenja të sterilitetit, të rrjedhjes dhe të vijë t’ua tregojmë shqiptarëve.
E dyta, lidhur me moshën, të them të vërtetën, unë e konsideroj avantazh. Pse? Sepse rikthimi im, nuk ka absolutisht në bazë, ambicie për karrige, para, luks. Nuk del njeri të thotë se unë këto i kam patur edhe në rini. Jo. Tani aspak. Çfarë më mbetet mua nga mosha? Eksperienca e çmuar. Sot unë paraqes një program para shqiptarëve me terma konkrete, siç keni konstatuar, por eksperienca më lejon të parashikoj me vërtetësi realizimin e këtij programi. Eksperienca më lejon realizimin me shpejtësi të programit. 100 ditët e para do të jenë ditët e transformimit të Shqipërisë. Pa këtë eksperiencë nuk do të garantoja realizimin e programit” u shpreh Berisha.

Kreu i PD nuk la pa përmendur edhe partitë e reja, që si vlerë të tyre kanë pikërisht faktin që janë të reja.

“Njerëzit me të drejtë presin liderët të jenë të rinj. Por Eksperienca të mëson shumë thotë latini. Në kuptimin që po të rikthehesh në kohë, dëmet më të mëdha këtij vendi ia kanë bërë ata që erdhën të rinj. Enver Hoxha, Edi Rama, s’kishin eksperiencë. Shiko ç’bëjnë këta që fusin në qerre familjarët e vet. Ose këta që thotë që jam i ri, anti-sistem. Çfarë do të thotë anti-sistem? Anarkist! Është anarkist. Apo të tjerë që janë paterica të pushtetit” u shpreh Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top