Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.
Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.
Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen. Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”./REL