“Sulme banale e gjuhë e shthurur” Spiropali flakë për flakë me Ramën për kritikat në parti

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali iu përgjigj direkt sulmeve të koordinuara nga zyra e kryeministrit, të asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” nga ana e Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sugjeruar leximin e një poezie të poetes ruse Anna Ahmatova.

 

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama sulmoi disa prej socialistëve që i kishin dalë kundër, duke i quajtur ‘lugëndryshkurit e familjes sonë të madhe politike’.

Ndërkohë, Spiropali prej kohësh ka bërë reagime kundër Ramës, ka dalë hapur pro protestave masive dhe i ka ftuar socialistët për një Marrëveshje të Re për Shqipërinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top