12 persona humbën jetën dhe dhe nëntë të tjerë u plagosën pas të shtënave masive të regjistruara në Johanesburg në Afrikën e Jugut. Autoritetet po punojnë për kapjen e autorëve.
Sulmi ndodhi në zonën e Cleveland, ku një grup personash të armatosur sulmuan një vendbanim dhe hapën zjarr ndaj banorëve në pjesë të ndryshme të kampit.
Sipas një deklarate të policisë, më shumë se dhjetë të dyshuar thuhet se kanë zbritur nga një automjet i bardhë Toyota Quantum pranë një stacioni benzine në zonë.
“Të dyshuarit hynë në vendbanimin informal nga dy hyrje të ndryshme dhe lëvizën nëpër zonë, duke hapur zjarr ndaj banorëve dhe anëtarëve të komunitetit në pika të shumta, përpara se të iknin me të njëjtin automjet ”, tha policia.
Tetë burra dhe tre gra u vranë në vendngjarje, ndërsa një burrë tjetër ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra në spital.
Të paktën nëntë persona të plagosur u dërguan në institucione të ndryshme mjekësore në zonë për trajtim, pasi pësuan plagë nga armë zjarri. Motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia tha se shkaku i masakrës është nën hetim.