Sula lë të hapur mundësinë për t’ju bashkuar Ramës: Nuk përjashtoj asnjë alternative

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i cili mbeti jashtë listave të kësaj force politike dhe më pas u bashkua me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt për tu larguar sërish pak ditë më vonë ka deklaruar se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti.

Në një intervistë për Top Channel, Sula është shprehur se grumbullin e ofertave që ka marr po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë të Partisë Socialiste.

“Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im. Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit”, tha Sula.

Ftesën e Edi Ramës po e merr në konsideratë, por kushtit të tij i përgjigjet me një tjetër kusht duke treguar vijën e kuqe në rast pranimi.

-Kujt i përket tani Dash Sula?

“Asnjë alternativë nuk përjashtoj por e kam të panegociueshme lirinë time si individ politik”, tha ai.

Deputeti demokrat deklaron se pendimit të Berishës, nuk i zë besë. Sula thotë se ky i fundit veprat i ka ndryshe nga fjalët.

“Deklaratat publike të zotit Berisha nuk janë të vërteta. Kanë vendosur të më ndërpresin karrierën politike. Nuk më përfshinë as në listat e mbyllura as të hapura. Dhe rezultati nuk do jetë i dëshiruar më 11 maj. Jo vetëm humbëse por më shumë se humbëse. Fatkeqësisht me trishtim e them”, tha Sula.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top