Sula: Ky nuk është Parlament, por shtojcë e Republikës Kryeministrore

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në seancën e sotme është shprehur se Parlamenti është kthyer në një shtojcë e Republikës Kryeministrore. Sula më tej shtoi se de facto nuk jemi më republikë parlamentare.

Ai më tej tërhoqi vëmendjen e kryetares së kuvendit duke thënë se raportimi i institucioneve të pavarura duhet të kishte përfunduar. Sula tha se problemi është se nuk është çmendur njeri, por janë çmendur të gjithë në të njëjtën kohë.

“Ky nuk është Parlament, është një shtojcë e republikës kryeministrore. Ne nuk jemi de facto republikë parlamentare, që do të thotë se çdo deputet ka të drejtë të flasë. Mënyra sesi organizohet, debatohet, por për procedurë është e kujtdo.

Do të doja t’i tërhiqja vëmendjen kryetares së Kuvendit, që është e pafajshme, që në muajin maj duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura. Por, çfarë ndodh? Problemi është se nuk është çmendur njeri, por jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”, tha Sula.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top