Suedia fitoi 6-0 por tërbohen me gabimin e pashpjegueshëm të VAR: “E paparë më parë”

Suedia dominoi ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e Nations League të martën, më 19 nëntor, duke fituar me rezultatin dërrmues 6-0, falë një performance të jashtëzakonshme të sulmuesit Viktor Gyökeres, i cili shënoi katër gola. Kjo fitore konfirmoi kryesimin në Grupin 1 të Ligës C dhe i siguroi kombëtares skandinave promocionin në Ligën B. Megjithatë, pas ndeshjes, vwmendjen e mori një gabim i bujshwm i VAR-it që anuloi një gol të rregullt të Alexander Isak. Ky episod nxiti protesta të ashpra nga lojtarët e Suedisë, edhe pse ato mbetën pa rezultat.

Gabimi i pabesueshëm i VAR-it: një offside që nuk ekzistonte
Gabimi i VAR-it shkaktoi zemërim në fushë dhe pas ndeshjes, teksa lojtarët suedezë u ndjenë të indinjuar nga një vendim i gabuar që nuk u korrigjua, pavarësisht provave të qarta. Ky episod nxiti gjithashtu tallje dhe ironi të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët, me tone sarkastike, sulmuan UEFA-n dhe arbitrat. Një përdorues shkroi: “Tani na duhet një VAR për të kontrolluar VAR-in.”

Por çfarë ndodhi në fushë? Në minutën e 47-të të pjesës së parë, me rezultatin 3-0 në favor të Suedisë, Isak shënoi golin që do ta çonte rezultatin në 4-0. Ai u nis nga disa metra pas vijës së mesit të fushës dhe realizoi golin e tij personal.

Megjithatë, te Suedia festa nuk zgjati. Pas disa çastesh, VAR-i anuloi golin për pozicion jashtë loje, që rezultoi të ishte i pabazuar. Pamjet e riplay-it treguan qartë se linjat e teknologjisë ishin tërësisht të gabuara: ato vendoseshin mbi Isak, por topi kishte kaluar më parë te Gyökeres, i cili nga gjysma e tij e fushës kishte dërguar një pasim të rregullt te Isak, i cili nuk ishte në pozicion të parregullt.

Zemërimi i Isak dhe protestat gjatë pushimit
Ky vendim, që u duk tërësisht i gabuar për shkak të vendosjes së linjave dhe kohës së marrë për të analizuar situatën, nuk u korrigjua nga VAR-i, as nuk u pranua si gabim. Pas ndeshjes, Isak tregoi se gjatë pushimit, ai dhe disa shokë të skuadrës kishin debatuar me zyrtarët e VAR-it në tunelin e dhomave të zhveshjes.

“Gjatë pushimit, arbitrat e VAR-it ishin në tunelin e lojtarëve. Ne diskutuam me ta, por ata këmbëngulën se kishin marrë vendimin e duhur. I pyeta: ‘Si është e mundur kjo? Vërtet… është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë.’ Jam i kënaqur që fituam, sigurisht, por kur shënon një gol të rregullt dhe të mohohet, është normale të ndihesh i zemëruar. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në këtë nivel që kur luaj,” tha Isak.

Ashtu si gjithë Suedia, edhe trajneri i kombëtares, Jon Dahl Tomasson, ka qenë i zemëruar pas ndeshjes: “Jam i tërbuar. E gjithë skuadra është e tërbuar. Nuk kuptojmë absolutisht se si mund të ndodhte kjo”.

Në Suedi nuk përdoret VAR-i: një përjashtim i veçantë në Evropë
Përdorimi i teknologjisë dhe sidomos i VAR-it në Suedi është më shumë se problematik, pasi në Allsvenskan, kampionati kombëtar i nivelit më të lartë, nuk përdoret sistemi i moviolës apo monitorët gjatë ndeshjeve. Ky është një përjashtim i rrallë në politikën e UEFA-s për futbollin modern, duke qenë i vetmi ndër 30 kampionatet kryesore të Evropës që nuk e ka adoptuar VAR-in, edhe pse rregullorja e IFAB-it e ka aprovuar që në vitin 2018.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top